ProZ Pro Bono në vështrimin e parë
Shumica e kësaj faqeje interneti është në anglisht, por ne donim gjithashtu t'u ofronim miqve dhe klientëve tanë anembanë botës një shans për të mësuar rreth programit në gjuhën e tyre. Faqja më poshtë shqyrton projektin, njerëzit e përfshirë dhe motivimin e saj. Është përkthyer nga disa prej vullnetarëve tanë të shquar. Gjithashtu vini re se mund të na shkruani në çdo gjuhë dhe ne do t'ju kthejmë përgjigje po në të njëjtën gjuhë.
Çfarë, kush, kur, ku, pse?
Çfarë?
Programi ProZ Pro Bono është një nismë bamirëse pa pagesë e nisur nga ProZ.com, komuniteti më i madh në botë i përkthyesve dhe interpretuesve profesionistë. Ky program lidh profesionistë të gjuhës me organizata jofitimprurëse dhe njerëz që kanë nevojë për shërbime përkthimi dhe interpretimi, të gjitha mbi baza vullnetare. Përmes këtij programi, ProZ.com mundëson një rrjet global të mbështetjes gjuhësore, duke mundësuar akses në informacione dhe shërbime jetike për komunitetet e pashërbyera.
Kush?
Programi ProZ Pro Bono i shërben organizatave jofitimprurëse anembanë botës më mënyrë që ato të mund t'u drejtohen komuniteteve shumëgjuhëshe dhe t'i përkushtojnë burimet e tyre të pakta qëllimit të tyre kryesor për t'u shërbyer njerëzve të pafavorizuar. Puna e përkthimit dhe interpretimit kryhet nga profesionistë të gjuhës të cilët janë anëtarë të regjistruar të ProZ.com. Këta individë janë të apasionuar për të bërë një ndikim pozitiv duke ofruar ekspertizën e tyre falas për ata që kanë nevojë për ndihmë. Programi financohet nga anëtarët e ProZ.com
Ku?
Programi ProZ Pro Bono operon në një shkallë globale. Profesionistë të gjuhës dhe organizata jofitimprurëse nga e gjithë bota mund të marrin pjesë. Programi përdor natyrën virtuale të ProZ.com, duke mundësuar bashkëpunimin ndërkufitar. Vullnetarët mund të ofrojnë shërbimet e tyre, ndërsa përfituesit mund të kërkojnë ndihmë pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike.
Kur?
Programi ProZ Pro Bono është një nismë në vazhdimësi dhe pjesëmarrja është e mundur gjatë gjithë vitit. Profesionistët e gjuhës mund të regjistrohen si vullnetarë në çdo kohë dhe organizatat jofitimprurëse ose personat që kanë nevojë mund të paraqesin kërkesa kur të jetë e nevojshme. Fleksibiliteti në kohë lejon përgjigjen e menjëhershme ndaj nevojave urgjente të lidhura me gjuhën.
Pse?
Programi ProZ Pro Bono kryen një rol jetësor në kapërcimin e boshllëqeve gjuhësore për ata që mund të hasin vështirësi në ofrimin ose në përfitimin e informacioneve dhe shërbimeve të rëndësishme. Programi përputhet me vlerat themelore të Proz.com, të cilat janë: të promovojë bashkëpunimin dhe mbështetjen në komunitetin e përkthyesve dhe interpretuesve dhe të jap një ndryshim domethënës në botë. Ky program përmbush një mision më të gjerë në promovimin e mirëkuptimit, komunikimit dhe aksesit të informacionit në nivelin global.
Programi është një përpjekje e dhembshur me ndikim që fuqizon profesionistët e gjuhës të ofrojnë aftësitë e tyre në mënyrë vullnetare, duke dhënë shërbime të rëndësishme për ata që kanë nevojë anembanë globit. Përkthyesit dhe interpretuesit vullnetarë të programit ProZ Pro Bono kontribuojnë aftësitë dhe përvojën e tyre jo për përfitime personale, por për të dhënë një ndikim pozitiv për në jetën e atyre që kanë nevojë për mbështetje gjuhësore.
Shikoni faqen e ambasadorëve për të parë nëse kemi një ambasador për shtetin ose gjuhën tuaj!
Translated by/Përkthyer nga: Dean Celiku